Thënie për madhështinë (11 thënie)

Franca nuk mund të jetë Francë pa madhështinë.

Është e rëndë të jesh modest, kur je kaq i madh siç jam unë.

Qyteti më i madh është ai që ka burrin më të madh apo gruan më të madhe: edhe nëse është me ca kasolle zhelane, ai është prapë qyteti më i madh në të gjithë botën.

Të gjitha gjërat e mëdha janë të thjeshta, dhe shumë prej tyre mund të shprehen me një fjalë të vetme, liri, drejtësi, nder, detyrë, mëshirë, shpresë.

Si qenie njerëzore, madhështia jonë bazohet jo aq në aftësinë tonë për ta ribërë botën – ky është një mit i epokës atomike – sa në aftësinë tonë për ta ribërë veten tonë.

Kur shkenca, arti, letërsia dhe filozofia janë thjesht manifestimi i personailtetit, ato janë në nivelin ku arritjet e madhërishme dhe të hatashme janë të mundshme, çka mund ta bëjë emrin e njeriut të jetojë për mijëra vjet.

Madhështia është një rrugë që të çon drejt së panjohurës.

Madhështia nuk është asgjë përderisa nuk zgjatë.

Nuk ka madhështi atje ku nuk ka thjeshtësi, mirësi dhe të vërtetë.

Femrat janë si mollët në pemë.
Më të mirat janë në majen e pemës.
Meshkujt nuk duan të arrijnë tek më të mirat, sepse kanë frikë se rrëzohen dhe vriten.
Si shkëmbim, marrin mollët që janë të rëna përtokë, të cilat, edhe pse nuk janë të mira, jane të lehta

Anonim