E godita atë aq fort sa atij iu desh një lugë këpucësh për të vënë në kokë kapelën e tij.
Unë jam më i madhi, thashë se edhe më parë madje e dija këtë. Unë besoj në fenë islame. Besoj në Allahun dhe paqen.
Është e rëndë të jesh modest, kur je kaq i madh siç jam unë.
Unë përfytyroj të jem kampion nja dhjetë vjet e pastaj tia lë titullin vëllait tim si Kenedët atje në Uashington.
Është thjeshtë një punë. Bari rritet, zogjtë fluturojnë, valët rrahin rërën. Unë ua vesh me grushta njerëzve.
Askush nuk di çfarë të thotë në zhveshtoren e humbësit.
Do të doja që njerëzit të duan gjithkënd tjetër ashtu si më duan mua. Bota ashtu do të ishte më e mirë.