Thënie inspiruese (90 thënie)

Çdo njeri duhet të vendosë nëse ai do të ecë në dritën e altruizmit krijues apo në errësirën e egoizmit rrënues.

Kur shkruhet në kinezçe, fjala “krizë” ka dy shenja. Njëri shënon rrezikun dhe tjetri shënon mundësinë.

Falënderohu për atë që je sot dhe lufto për atë  çfarë do të jesh nesër.

Nëse je duke kaluar nëpër ferr, vazhdo të ecësh.

Kështu mëso ta bësh zap frikën. Kjo është e vetmja mënyrë për të qenë mjeshtër sot: t’i shikosh gjërat pa frikë, dhe të veprosh drejt pa frikë.

Kape ditën. Gëzoje atë – bëj çmos. Merre ditën siç vjen. Merri njerëzit siç vijnë… E shkuara, mendoj, më ka ndihmuar që ta çmoj të sotmen – dhe nuk dua ta vë në hije asnjë çast duke u trembur nga e ardhmja.

Në dy fjalë unë mund të përmbledh gjithçka kam mësuar për jetën: ajo vazhdon.

Vjen gjithmonë mëngjesi dhe jeta na jep prapë mundësi t’i bëjmë gjërat si duhet.

Njeriu i cili nuk ngrihet për asgjë do të dështojë për çdo gjë.

Dhe unë vazhdoj të lind si dielli.