Thënie nga Uinston Çërçill (35 thënie)

Ne jemi të gjithë kandra, por unë mendoj se jam një xixëllonjë.

Kritika mund të mos jetë e pranueshme, por është e nevojshme. Ajo përmbush të njëjtin funksion që ka dhimbja në trupin njerëzor. Ajo tërheq vëmendjen ndaj gjendjes jo të shëndoshë të gjërave..

Nëse je duke kaluar nëpër ferr, vazhdo të ecësh.

Politika është shumë e ngjashme me luftën, madje nganjëherë ne mund të përdorim gazin helmues.

Sado e bukur të jetë strategjia, unë herë pas here vështroj rezultatet.

I burgosuri i luftës është një njeri që përpiqet të të vrasë ty, dhe pastaj të kërkon ty të mos e vrasësh atë.

Nuk kam asgjë për të dhënë veç gjakun, mundin, lotët dhe djersën.

Në luftë mund të vritesh vetëm një herë, ndërsa në politikë shumë herë.

Të përmirësosh do të thotë të ndryshosh, të përkryesh do të thotë të ndryshosh shpesh.

Kur lufta e gjigantëve mbaron, atëherë fillon lufta e xhuxhave.