Thënie për gabimet (34 thënie)

Për sa kohë që arsyeja e njeriut vazhdon të jetë e gabueshme, dhe ai është i lirë të ushtrojë atë, opinione të ndryshme gjithnjë do të formohen.

Kudo që është interesi dhe pushteti për të bërë gabimin, gabimi në përgjithësi do të bëhet.

Injoranca dhe gabimi janë të domosdoshëm për jetën, si buka dhe uji.

Nuk është e udhës të jesh i sigurtë për mençurinë e dikujt. Është e udhës të kujtojmë se edhe më i forti mund të dobësohet dhe se edhe më i zgjuari mund të gabojë.

Nxitimi i paarsyeshëm është rruga e drejtpërdrejtë e gabimit.

Kam më shumë respekt për njeriun i cili më le të di ku qëndron, edhe nëse është gabim. Se për atë i cili vije si një engjëll dhe nuk është asgjë veçse djall.

Poezia fillon si një nyjë në fyt, si një ndjesi gabimi, si një përmallim, si një rënie në dashuri.

Mësuesi gjithmonë fillon me gjetje gabimesh, por nxënësi shikon merita pozitive në gjithçka.

Vjen gjithmonë mëngjesi dhe jeta na jep prapë mundësi t’i bëjmë gjërat si duhet.

Gabimet janë pjesë e haraçeve që paguhen për një jetë sa më të plotë.