Ata thonë se bota është bërë shumë e ndërlikuar për përgjigjet e thjeshta. Ata e kanë gabim.
Vjen gjithmonë mëngjesi dhe jeta na jep prapë mundësi t’i bëjmë gjërat si duhet.
Çdo njeri mund të gabojë, por vetëm një idiot këmbëngul në gabimin e tij.
Ta tepërosh është e gabuar aq sa ta lësh mangut.
Unë kritikoj duke krijuar – jo duke gjetur gabime.
Thënia e gënjeshtrave dhe përpjekja për të ndjellë vëmendjen janë gabime që i kam bërë dhe nuk dua t’I bëjnë fëmijët e mi. Para se të jesh revolucionar duhet të jesh njeri. Sepse duhet të kujdesesh për njerëz që nuk kanë pushtet.
Asnjëherë mos e ndërpre armikun kur është duke gabuar.
Është cilësi e e posaçme e budallait t’i kapi gabimet e të tjerëve dhe t’i harrojë gabimet e veta.
Të gabosh nuk është asgjë, përveçse nëse ti rri duke e kujtuar gjithnjë atë.
Nëse gabimisht kam bërë një gabim.. atëherë konsideroje gabim dhe harroje por harro vetëm gabimin gabimisht mos më harro mua