Thënie nga Ciceroni (44 thënie)

Lavdia e ndjek pas virtytin sikur të ish hija e tij.

Edhe nëse nuk ke asgjë për të shkruar, thuaj dhe shkruaj se nuk ke asgjë për të shkruar.

Paqja është liri në qetësi.

Aq pranë është rrena me të vërtetën sa një njeri i zgjuar nuk duhet t’i besoj vetes me lehtësi.

Gjërat e mëdha arrihen jo me muskuj, shpejtësi apo shkathtësi, por mendjen e thellë, forcën e karakterit dhe gjykimin.

Gjersa mendja është më fortë se trupi, edhe sëmundjet e mendjes janë më të rënda se sëmundjet e trupit.

Dhimbja është e rëndë ose e lehtë, nëse është e lehtë, durohet me kollaj; nëse është e rëndë, pa dyshim do të jetë e shkurtër.

Vdekja nuk është natyrale për një shtet si për njeriun, vdekja e të cilit është jo vetëm e nevojshme, por shpesh madje edhe dëshmirueshme.

Mund të realizojë pasionin ai që nuk e përdor arsyen.

Ashtu si shpirti e mbush trupin, ashtu Zoti mbush botën. Ashtu si shpirti e mban trupin, ashtu Zoti e mban botën. Ashtu si shpirti sheh dhe nuk shihet, ashtu Zoti sheh dhe nuk shihet. Ashtu si shpirti ushqen trupin, ashtu Zoti e mëkon botën.