Thënie për të vërtetën (55 thënie)

Në skenë, ju keni për të gjetur të vërtetën, edhe nëse ju duhet të humbisni audiencën.

Blije të vërtetën dhe mos e shit atë.

E vërteta është gjëja më e çmuar që kemi. Le të ekonomizojmë atë.

Aq pranë është rrena me të vërtetën sa një njeri i zgjuar nuk duhet t’i besoj vetes me lehtësi.

Një shtet i cili ka frikë që t’i lejojë njerëzit e tij ta gjykojnë të vërtetën dhe të rremen në një treg të hapur është një shtet që ka frikë prej njerëzve të tij.

Kërkoje të vërtetën tek faktet.

Pritjet janë formë e së vërtetës së klasës së pare. Nëse njerëzit besojnë në të, është e vërtetë.

Shkenca është vetëm një përfytyrim i së vërtetës.

Nganjëherë na duhet të prekim fundin e mjerimit për ta kuptuar të vërtetën, prandaj na duhet të prekim fundin e së mirës për të parë yjet në dritën e tyre të plotë.

Nëse ne marrim për kriter të së vërtetës shumicën e votave, ato duhet të merren nga ata qytetarë filozofikë dhe patriotikë të cilët kultivojnë arsyen e tyre.