Thënie për trupin (18 thënie)

Qëllimi kryesor i jetës është të jetojmë me drejtësi të mendojmë me drejtësi, të veprojmë me drejtësi. Shpirti mund të lëngojë kur të gjitha mendimet ia kushtojmë trupit.

Në momentet e sëmundjes ne jemi të detyruar të pranojmë se ne nuk jetojmë vetëm, por të lidhur me zinxhirë në një krijesë të një mbretërie tjetër, krejt e një bote tjetër, e cila nuk ka dijeni për ne dhe nga e cila është e pamundur të arrijmë që ta kuptoj

Unë kam trup djaloshi. Do të doja të kisha më shumë forma, sepse mendoj që do të isha më e bukur. Do të doja shumë më tepër të kisha trupin e J. Lo. (Xhenifer Lopez, shënim përkthimi( se trupin tim.

Gjersa mendja është më fortë se trupi, edhe sëmundjet e mendjes janë më të rënda se sëmundjet e trupit.

Është shëndeti pasuri e vërtetë dhe jo copat e arit e të argjendit.

Ashtu si shpirti e mbush trupin, ashtu Zoti mbush botën. Ashtu si shpirti e mban trupin, ashtu Zoti e mban botën. Ashtu si shpirti sheh dhe nuk shihet, ashtu Zoti sheh dhe nuk shihet. Ashtu si shpirti ushqen trupin, ashtu Zoti e mëkon botën.

Jam i bindur në besimin se forca e shpirtit rritet në përpjesëtim me nënshtrimin që ia bëjmë mishit.

Mbajtja e trupit në shëndet të mirë është një detyrë… përndryshe ne nuk do të jemi në gjendje të mbajmë mendjen tonë të fortë dhe të kthjellët.

— Buddha

Mendime të tilla janë lutje. Ka momente kur, sido që të jetë sjellja e trupit, shpirti është i përgjunjur ndaj tij.

Për meshkujt dhe femrat njëlloj, trupat e gjinisë tjetër tjetër janë të mesazhe që sinjalizojnë se çfarë ne duhet të bëjmë, ata janë shenja me ngjyra të ndezura të nevojave tona.