Thënie për dukjen (23 thënie)

Bukuria blihet sipas gjykimit të syrit.

Unë kam trup djaloshi. Do të doja të kisha më shumë forma, sepse mendoj që do të isha më e bukur. Do të doja shumë më tepër të kisha trupin e J. Lo. (Xhenifer Lopez, shënim përkthimi( se trupin tim.

Shumë dhelpra thinjen, por tepër pak bëhen të mira.

Të jesh aktore është një gjë shumë fizike. Nëse nuk do të kisha pasur pamjen që kam, kurrë nuk do të isha marrë me filma.

Nëse ju jeni një aktore apo muzikante, gjithkush mendon se ju jeni seksi.

Poezia duhet të jetë e madhe dhe matur, një gjë që hyn në shpirtin e dikut dhe nuk e tremb apo shastis atë me pamjen e saj, por me shpirtin e saj.

Sa të rroni, mos pranoni t’i gjykoni njerëzit nga pamja e jashtme.

Ndrysho fytyrën tënde dhe unë do të ndryshoj jetën time.

Unë e shikoj plotësisht sesi pamjet e jashtme ndikojnë në pamjen të cilën unë e quaj trupi im: ato e transmetojnë lëvizjen tek ai.

Magjia është kur personaliteti yt shkëlqen përmes pamjes tënde. Ashtu si kur ti shikon personalitetin e të tjerëve nga mënyra se si ata ecin dhe ti e ndjen veten sikur mbetesh duke zgjatur qafën sa herë që i sheh ata.