Thënie për muzikën (25 thënie)

Për mua, kënaqësia më e madhe e shkrimit nuk është shkrimi në vetvete, por muzika e brendshme që fjalët bëjnë.

Mendoj se muzika është mjeti më i lehtë për t’u shprehur nëpërmjet saj, por përderisa fjalët janë talenti im, duhet të përpiqem ta shpreh plogtas me fjalë atë që muzika do ta shprehte më mirë.

Unë nuk mëtoj të jem hyjnor. Kurrë nuk kam mëtuar për pastërtinë e kulluar të shpirtit. Unë vetëm bëra këngë dhe iu përgjigja pyetjeve sa më ndershëm që munda… Por ende unë besoj në paqen, dashurinë dhe në mirëkuptimin.

Jeta është një këngë e madhe, e ëmbël, prandaj fillojeni muzikën.

Nuk ka asgjë të qëndrueshme në këtë botë; kryengritja është e vetmja muzikë.

Muzika fillon të atrofizohet kur largohet shumë nga vallet … poezia fillon të atrofizohet kur largohet shumë nga muzika.

Shkrimi ka ligjet e perspektivës, të dritës dhe të hijes bash si i kanë piktura ose muzika. Nëse ti ke lindur duke i njohur ato, mirë. Nëse jo, atëherë mësoi. Pastaj riorganizoji rregullat për ta përshtatur veten.

Këngë të gëzuara është shumë vështirë të shkruash. A mund të më përmendni ju ndonjë këngë optimiste?

Muzika ishte e rëndësishme. Futbolli ishte muzikë e lehtë.

Nuk ka shkrim aspak, ka daktilografim.