Thënie për talentin (11 thënie)

Mendoj se muzika është mjeti më i lehtë për t’u shprehur nëpërmjet saj, por përderisa fjalët janë talenti im, duhet të përpiqem ta shpreh plogtas me fjalë atë që muzika do ta shprehte më mirë.

Talenti është në zgjedhje.

Le të jetë rruga e hapur për talentet.

Sado natyral talenti i njeriu mund të jetë, akti i të shkruarit nuk mund të mësohet i gjithi përnjëherë.

Mijëra gjeni jetojnë dhe vdesin të pazbuluar – ose nga vetja, ose nga të tjerët.

Për të përparur në profesion, kërkohet shumë besim tek vetja. Prandaj disa njerëz, me talent mediokër, por me shtysa të brendshme të fuqishme, shkojnë shumë më përpara se njerëz me talent të madh.

Roc Nation është një ekip aq i hatashëm, i pashoq, sidomos në industrinë muzikore. Të gjithë çiltërisht do dhe përkrah njëri tjetrin.

Është një burim i pashterrshëm rinie: është mendja jote, talenti yt, krijimet që ti sjell në jetën tënde dhe jetët e njerëzve që ti do. Kur ti mëson ta shfrytëzosh këtë burim, ti vërtet e ke mundur moshën.

Brazili ka pasur gjithmonë lojtarë të mëdhenj, në vend dhe në botë, por ne kemi nevojë ta bashkojmë këtë talent dhe të nxjerrim një ekip prej tij.

Dhurata e fantazisë ka pasur më shumë domethënie për mua se sa talenti im për të thithur dituri pozitive.