Thënie për punën (168 thënie)

Pula që këndon në mbrëmje nuk bën vezë në mëngjes. – JUG

Kush shef ma sëpari barkun, asht i mangët nga trutë. – KAVAJË

Çdo komb ku punët e tradhtojnë një dëshirë për mençuri dhe stabilitetit mund të llogaritë në çdo humbje e cila mund të mbështetet nga politika gjithnjë e më sistematike e fqinjëve të tij të mençur.

I marri premton dhe budallai shpreson. – JUG

Me thënë e me të bërë shkon në mes një lum i tërë. – JUG

Një mushkë do të punonte dhjetë vjet rresht plot dëshirë për ju, në mënyrë që ta ketë privilegjin që t’ju shqelmojë dikur.

Nata është me barrë, s’dihet ç’pjell. – KORÇË

Mos luaj me gurë po e pate shtëpinë me xhama. – SULOVË

Ne duhet të kultivojmë kopshtin tonë. Kur njeriu u vu në kopshtin e Edenit, ishte vënë atje me qëllim që të punojë, çka dëshmon se njeriu nuk ishte i lindur për të pushuar.

Kur t’i hypësh kalit, shifi patkonjtë. – ELBASAN