Thënie nga Xhon Lenon (26 thënie)

Gjëja që vitet Gjashtëdhjetë bënë është se na i treguan ne mundësitë dhe përgjegjësitë për gjithçka që patëm. Nuk ishte përgjigjia. Ajo na dha ne një fije mundësie.

Unë nuk mëtoj të jem hyjnor. Kurrë nuk kam mëtuar për pastërtinë e kulluar të shpirtit. Unë vetëm bëra këngë dhe iu përgjigja pyetjeve sa më ndershëm që munda… Por ende unë besoj në paqen, dashurinë dhe në mirëkuptimin.

Ne kemi marrë këtë dhuratë dashurie, por dashuria është si një bimë e çmuar. Ti nuk mund ta pranosh atë dhe ta lësh në dollap apo ta nxjerrësh nga mendja. Ti duhet ta ujitësh. Ti duhet vërtet të kujdesesh dhe ta mëkosh atë.

Surrealizmi pati një ndikim të madh mbi mua, sepse pastaj unë kuptova se imagjinata në mendjen time nuk ishte çmenduri. Surrealizmi është për mua realitet.

Shoqëria jonë është drejtuar nga njerëz të çmendur për qëllime të çmendura. Unë mendoj se ne drejtohemi nga maniakë që kanë synime maniakale dhe mendoj se do të mënjanohem si i çmendur që po shpreh këtë. Ja ku qëndron çmenduria e kësaj gjëje.

Gjëja themelore për të cilën askush nuk pyet është pse njerëzit marrin droga gjithfarësh? Pse ne i kemi këto ndihma plotësuese për të jetuar një jetë normale? Dua të them se ka diçka të gabuar shoqëria, e cila na bën ne kaq të trysnuar, sa nuk mund të jetojmë pa e ruajtur veten prej saj?

Unë besoj në gjithçka, derisa të jetë provuar e kundërta. Kështu që unë besoj në përrallat, mitet, dragojtë. Të gjithë ekzistojnë, qoftë edhe nëse ekzistojnë në mendjen tënde. Kush mund të thotë se ëndërrat dhe makthet nuk janë reale sot e kësaj dite?

Nuk ka rëndësi sa të gjata i kam flokët, çfarë ngjyre ka lëkura ime apo se jam mashkull apo femër.

Kryqi i Legjionit të Nderit më është dhënë mua. Megjithatë pak i shpëtojnë atij nderimi

Gjithë çfarë ju keni nevojë është dashuri.