Roli im në shoqëri, ose roli i çdo artisti dhe poeti, është që të përpiqet dhe të shprehë çfarë ai ndjen. Jo t’i tregojë popullit se çfarë të ndjejë. Jo si një predikues, jo si një lider, por si një reflektim i ne të gjithëve.
Ishte si të jesh në syrin e një stuhie. Hap sytë dhe gjendesh në një koncert. Dhe mendon: Ua, si ndodhem unë këtu?
E gjitha çfarë jemi duke thënë ne është t’i jepet paqes një shans.
Dhe Zoti e ndihmoi Bruce Springsteen kur ata vendosën se ai nuk është më Zoti… Ata u kthyen kundër tij dhe unë shpresoj se ai i mbijeton kësaj.
Nëse provoni t’i jepni rokenrollit një emër tjetër, atëherë quajeni ‘Chuck Berry’.
Jezusi kish për gjithçka të drejtë, por dishepujt e tij ishin të trashë dhe të rëndomtë.
Fajtor pse je i pasur, dhe fajtor pse mendon se ndoshta dashuria dhe paqja nuk janë mjaft e ti duhesh të shkosh e të vritesh apo diçka e tillë.
Asgjë që ti njeh nuk ka qenë e panjohur.
Unë nuk jam duke e ndryshuar mënyrën si dukem apo si ndjej ndaj diçkaje. Unë kam qenë githmonë një trillan. Kam qenë trillan gjithë jetën time dhe do të jetoj kështu, ta dini. Unë jam një nga ata njerëz.
Nëse dikush mendon se dashuria dhe paqja janë një klishe që duhet lënë prapa në vitet Gjashtëdhjetë, ky është problem i tij. Dashuria dhe paqja janë të përjetshme.