Thënie për shoqërinë (35 thënie)

Shoqëria jonë është drejtuar nga njerëz të çmendur për qëllime të çmendura. Unë mendoj se ne drejtohemi nga maniakë që kanë synime maniakale dhe mendoj se do të mënjanohem si i çmendur që po shpreh këtë. Ja ku qëndron çmenduria e kësaj gjëje.

Miqësia është një punë e bukur me orar të plotë nëse ti vërtet je miqësor me dikë. Ti nuk mund të kesh shumë miq, sepse atëherë ata nuk janë miq të vërtetë.

Unë besoj se mendja njerëzore apo shoqëria njerëzore nuk janë të ndarë në reparte të quajtura sociale, politike apo religjiore. Të gjitha veprojnë dhe ndërveprojnë mbi njëra tjetrën.

Tabloja aktuale e shoqërisë njerëzore, në të cilën mbizotëron dhuna, konflikti e urrejtja, të sjell nëpër mend veprën e dështuar të një “Piktori” tepër ambicioz e cinik. Sepse po rezultojnë të dështuar lloj-lloj projektesh e utopish politike, sociale, eko

Unë dua të të dallohen nga pjesa tjetër; të them të vërtetën, ai që është mik i të gjithë njerëzimit nuk është miku im.

E drejta personale për të fituar pronën, e cila është një e drejtë natyrore, i jep pronës, kur është fituar, të drejtën e mbrojtjes, si një e drejtë sociale.

Teksa ne ngjitim shkallët shoqërore, ligësia vesh një maskë më të trashë.

Njeriu i mirë është miku i të gjitha gjallesave.

Është një qershi në tortë të mendojmë për ata që ne i duam.

Roli im në shoqëri, ose roli i çdo artisti dhe poeti, është që të përpiqet dhe të shprehë çfarë ai ndjen. Jo t’i tregojë popullit se çfarë të ndjejë. Jo si një predikues, jo si një lider, por si një reflektim i ne të gjithëve.