Thënie për të drejtat e njeriut (17 thënie)

Beteja për të drejtat individuale të grave është këmbëngulje e gjatë dhe askush prej nesh nuk duhet të pranojë asgjë që e minon atë.

Unë besoj se ka më shumë raste të kufizimit të lirisë së popullit nga shkeljet graduale dhe të heshtura prej atyre që janë në pushtet se sa nga pushtimet e dhunshme dhe të befasishme.

Në Republikat rreziku më i madh është që shumica të mos i respektojë mjaftueshëm të drejtat e pakicës.

E drejta personale për të fituar pronën, e cila është një e drejtë natyrore, i jep pronës, kur është fituar, të drejtën e mbrojtjes, si një e drejtë sociale.

Në Republikat rreziku më i madh është që shumica të mos i respektojë mjaftueshëm të drejtat e pakicës.

Në asnjë rast … kishat nuk qenë kujdestaret e lirive të njerëzve.

Sa absurdë janë njerëzit! Kurrë nuk i përdorin liritë që kanë, por i kërkojnë ato që nuk i kanë. Ata kanë lirinë e mendimit, dhe kërkojnë lirinë e fjalës.

Njerëzit e vegjël mund të jenë të shenjtë për të mëdhenjtë, dhe prej të drejtave të të dobtit buron e drejta e të fortit.

E njoha Rita Hayëorth dija vetëm aq sa për të ditur se ajo ishte vetëm një qenie e butë, e ndjeshme, tejet e bukur njerëzore. Një person i bukur. Shumë e butë. Ajo kurrë nuk do të qëndronte për të drejtat e saj.

Lindja e Mesme është duke lënguar. Sëmundja vjen nga dhuna e vazhdueshme, mungesa e ushqimit, ujit dhe mundësive e për shkollim, diskriminimi ndaj grave dhe – gjëja më e rëndë e të gjithave – mungesa e lirisë.