Thënie për femrat (49 thënie)

Disa burra kanë një teori të marrë për femrat e bukura – e cila diku në njëfarë kohe do të shndërrohet në përbindëshe. Filmat ua japin atyre mundësinë të shikojnë si ndodh ky proces.

Mendoj se nuk është një femër fatale ajo që nuk përpiqet t’i manipulojë burrat ose të jetë si një vejushë e zezë. Ajo femër e do atë burrë. Ajo femër e do atë burrë pa masë. Ajo femër e do atë burrë aq shumë sa dëshiron të jetë me të.

Një grua grindavece është si pikëllimi i një dite me shi.

Unë kam trup djaloshi. Do të doja të kisha më shumë forma, sepse mendoj që do të isha më e bukur. Do të doja shumë më tepër të kisha trupin e J. Lo. (Xhenifer Lopez, shënim përkthimi( se trupin tim.

Besoj se është mrekulli kur gratë përpiqen të duken sa më tunduese për burrat e tyre.

Femra është njëkohësisht molla dhe gjarpëri.

Kur një djalë më thotë se unë jam e bukur, kjo nuk është diçka e dëshirueshme. E bukur është më e pakta që duhet të jesh për të dashurin tënd.

Plotshmëria e vetme dhe supreme e dashurisë ndodhet në sigurinë se po veprohet keq. Dhe meshkujt e femrat e dinë që nga lindja se në të keqen gjendet kënaqësia.

Hijeshia e gruas që po kalon në përgjithësi është në proporcion të drejtpërdrejtë me shpejtësinë e kalimit të saj.

Si unazë ari në feçkën e një derri është një grua e bukur që s’ka mend.