Thënie për veshjen (17 thënie)

Mua nuk më pëlqen të dal pa rroba.

Unë kam trup djaloshi. Do të doja të kisha më shumë forma, sepse mendoj që do të isha më e bukur. Do të doja shumë më tepër të kisha trupin e J. Lo. (Xhenifer Lopez, shënim përkthimi( se trupin tim.

Të rrish i zhveshur do të thotë të jesh revolucionar, të ecësh zbathur është populizëm i thjeshtë.

Unë jam i dhënë pas femrave, dhe kjo dëshmohet në veshjet e mia dhe në reklamat e mia.

Nëse një njeri vishet bukur dhe jeton paqësisht; dhe nëse është i mirë, i vetëpërmbajtur, ka besim dhe është i dlirë; dhe nëse nuk i bën keq asnjë gjallese në botë, – ai është njeri i shenjtë.

Të jesh aktore është një gjë shumë fizike. Nëse nuk do të kisha pasur pamjen që kam, kurrë nuk do të isha marrë me filma.

Ji i pakujdesshëm në veshjen tënde, nëse do, por ki një shpirt të pastër.

Sa të rroni, mos pranoni t’i gjykoni njerëzit nga pamja e jashtme.

Veshja më e mirë është vetë lëkura e një personi, por, natyrisht, shoqëria kërkon diçka më shumë se kjo.

Veshja e një femre duhet të jetë si një gardh telash me gjemba: që t’i shërbejë qëllimit pa e penguar shikimin.