Njerëzit më të mirësjellshëm bëjnë adhuruesit më absurdë.
Ekziston vetëm një pasion, pasioni për lumturinë.
Asnjë njeri nuk e ka marrë nga natyra të drejtën t’i komandojë qeniet e tjera njerëzore.
Të gjitha shkencat abstrakte nuk janë tjetërgjë veçse studimi i marrëdhënive midis shenjave.
Nuk ka baba të mirë që dëshiron të ngjasë me Atin Qiellor.
Ne e kapërdijmë menjëherë çdo gënjeshtër që na pëlqen, por e hurbim pak e nga pak të vërtetën e hidhur.
Mirënjohja është një barrë, dhe çdo barrë është bërë për t’u çliruar prej saj.
Morali ekziston në të gjitha vendet ku ka ligje dhe qeveri; nuk ka afrikan, aziatik apo evropian: ka të mirë dhe të keq.
Të vërtetosh “Ungjijtë” me provë mrekullinë, është si të vërtetosh një absurditet me provë diçka që është kundër natyrës.
E keqja shfaqet në këtë botë nëpërmjet ndonjë gjeniu a dikujt tjetër.