Thënie nga Denis Didëro (31 thënie)

Dikush reciton pafundësisht kundër pasioneve; dikush ua vë të gjitha fajet pasioneve. Dikush harron se ato janë gjithashtu burim i të gjitha kënaqësive të tij.

Muzika e mirë është shumë pranë gjuhës së lashtë.

Kur shkenca, arti, letërsia dhe filozofia janë thjesht manifestimi i personailtetit, ato janë në nivelin ku arritjet e madhërishme dhe të hatashme janë të mundshme, çka mund ta bëjë emrin e njeriut të jetojë për mijëra vjet.

Çdo njeri ka dinjitetin e tij. Unë dua të harroj timin, por në fshehtësinë time e jo kur dikush tjetër ma kërkon.

Pushteti i marrë me dhunë është vetëm uzurpim, dhe zgjat vetëm sa kohë që forca e tij që komandon është më e madhe se atyre që binden.

Skena e teatrit është vendi ku lotët e virtuozëve dhe të dobtëve janë të përzier bashkë.

Idetë e mia janë zuskat e mia.

Gjenialiteti është i pranishëm në çdo kohë, por njerëzit që mbartin atë mbeten të pa vënë re nëse nuk ndodhin ngjarje të jashtëzakonshme të cilat e marrin nga masa dhe e nxjerrin në pah.

Për ta vënë në pikëpyetje një hamendje, nganjëherë mjafton ta çosh atë deri në tejskajin më të largët ku mund të shkojë.

Rregulli është cilësi e njerëzve të rëndomtë. Gjenialiteti gjithmonë presupozon njëfarë çrregullimi.