Thënie për shoqërinë (35 thënie)

Çdo akt i mirë është bamirësi. Pasuria e vërtetë e njeriut është mirësia që ai në këtë botë ka bërë për miqtë e tij.

Veshja e bën njeriun. Njerëzit lakuriq kanë pak ose aspak ndikim në shoqëri.

Liri në art, liri në shoqëri, ky është qëllimi i dyfishtë për të cilin të gjitha mendjet e vërteta dhe logjike duhet të luftojnë.

Nëse arti është për t’i ushqyer rrënjët e kulturës sonë, shoqëria duhet ta bëjë artistin të lirë që të kërkojë vizionin e tij kudo që ky e fton artistin.

I kam kushtuar gjithmonë burimet e mia modeste në të mirë jo vetëm të njerëzve në nevojë, por edhe për t’i mbështetur çështjet sociale të rëndësisë përparësore.