Thënie nga Henri Bergson (13 thënie)

Mendo si njeri i veprimit, vepro si njeri i mendimit.

Ne e vlerësojmë inteligjencën si karakteristikën kryesore të njeriut dhe ne e dimë se nuk ka epërsi të cilën inteligjenca nuk mund të na e japë ne, nuk ka inferioritet të cilën ajo nuk mund ta kompensojë.

E tashmja nuk përmban asgjë më shumë se e shkuara, dhe ajo që gjendet te pasoja, ishte e pranishme tashmë tek shkaku.

Shpirti merr hua nga materja perceptimet me të cilat ushqehet dhe ia kthen materies në formën e lëvizjeve të cilat i ka vulosur me lirinë e tij.

Unë e shikoj plotësisht sesi pamjet e jashtme ndikojnë në pamjen të cilën unë e quaj trupi im: ato e transmetojnë lëvizjen tek ai.

Instikti i përkryer është një aftësi e përdorimit dhe madje të ndërtimit të organizuar të instrumenteve; inteligjenca e përkryer është aftësia e të bërit dhe përdorimit të paorganizuar të instrumenteve.

Absolutja mund të arrihet vetëm me anë të intuitës, ndërsa gjithçka tjetër ka të bëjë me analizat.

S’ka gëzim më të madh se ta ndjesh veten krijues. Triumfi i jetës është shprehur nga krijimi.

Në përqeshje ne gjejmë gjithmonë një qëllim të parrëfyer për të poshtëruar dhe si pasojë për të ndrequr fqinjin tonë.

Në realitet, e kaluara e mbron vetveten në mënyrë automatike.