Thënie për trupin (18 thënie)

Nëse do ta kisha në dorë trupin tim, do ta hidhja atë nga dritarja.

Një shtëpi nuk është banesë nëse nuk ka ushqim dhe zjarr për mendjen dhe për trupin.

Unë e shikoj plotësisht sesi pamjet e jashtme ndikojnë në pamjen të cilën unë e quaj trupi im: ato e transmetojnë lëvizjen tek ai.

Në një mendje të çrregulluar, si në një trup të çrregulluar, shëndeti nuk gjen vend.

Me sytë e bukur, shiko vetëm për të mirën e të tjerëve; me buzët e bukura fol vetëm fjalë mirësie, dhe për bukurinë e lëvizjeve të trupit, ec duke e ditur se kurrë nuk je vetëm.

Natyrisht, unë e ndjej se një femër e rritur ka të drejtë të vendosë se çfarë të bëhet me jetën e saj dhe me trupin e saj.

Stërvitja fizike nuk është vetëm një nga çelësat kryesorë të shëndetit trupor, por është baza e dinamikës dhe akitivitetit krijues intelektual.

Unë gjithmonë e përshtas ushqimin tim me fizikun tim, dhe shëndeti im është gjithmonë i shkëlqyer.