Këshillat në pleqëri janë marrëzi; e çka mund të jetë më absurde se të bëjmë parashikimet tona për rrugën që na ka mbetur pranë mbarimit të udhëtimit tonë.
Liria është pushteti natyral i njeriut për të bërë çfarë i pëlqen, për aq sa kohë ai nuk ndalet prej forcës së ligjit.
Ashtu si zjarri i hedhur në ujë shuhet dhe mbaron, ashtu edhe akuza e rreme kur bëhet kundër një karakteri të dlirë dhe të shenjtë, avullon dhe zhduket menjëherë…
Pas fitores ke më shumë armiq.
Nuk më duket i lirë ai njeri që nganjëherë nuk bën asgjë.
Një paqe e padrejtë është më e mirë se një luftë e padrejtë.
Kurrë nuk kam dëgjuar për pleq që harrojnë ku i kanë fshehur paratë! Pleqtë mbajnë mend çfarë iu intereson atyre: datat e seancave gjyqësore dhe emrat e borxhlinjve e të huadhënësve të tyre.
Kurrë mos e lëndo mikun tënd, madje as me të qeshur.
Liria është fuqia e të bërit atë që e lejon ligji.
Parapëlqej më mirë mbajtjen e gjuhës në gojë se llafazanërinë injorante.