Mirënjohja nuk është vetëm virtyti më i madh, por prind i të gjithë të tjerëve.
Miqësia e përkryen lumturinë dhe e zbeh mjerimin, nëpërmjet dyfishimit të gëzimit tonë dhe ndarjes përgjysmë të dhimbjes sonë.
Unë kurrë nuk admiroj fatin e dikujt tjetër aq shumë sa të bëhem i pakënaqur me fatin tim.
Çdo njeri mund të gabojë, por vetëm një idiot këmbëngul në gabimin e tij.
Unë kritikoj duke krijuar – jo duke gjetur gabime.
Pleqëria është kurora e jetës, akti i fundit i dramës sonë.
Në kohën e luftës ligjet heshtin.
Ashtu si miratoj një të ri që ka diçka në vete nga një plak, nuk jam më pak i kënaqur me një plak që ka në vete diçka prej të riu. Ai që ndjek këtë rregull do të jetë plak në trup, por kurrë në mendje.
Është cilësi e e posaçme e budallait t’i kapi gabimet e të tjerëve dhe t’i harrojë gabimet e veta.
Më shumë ligje, më pak drejtësi.