Thënie nga Leo Tolstoi (21 thënie)

Unë rri në shpinën e njeriut, duke e ngarë atë dhe duke e bërë të më mbartë mua, dhe prapë e siguroj veten dhe të tjerët se më vjen shumë keq për të dhe dëshiroj ta lehtësoj atë në çdo mënyrë tjetër – përveç që të rri në shpinën e tij.

Arti nuk është një punëdore, ai është transmetim i ndjenjës që artisti ka përjetuar.

Pa e ditur se kush jam dhe pse jam këtu, jeta është pamundur.

Në të gjithë historinë nuk ka luftë që të mos jetë bërë nga qeveritë, vetëm nga qeveritë, pavarësisht interesave të popullit, për të cilin lufta është e shëmtuar edhe kur është e suksesshme.

Ligji dënon dhe ndëshkon vetëm veprime brenda kufijsh të përcaktuar dhe të qartë; kështu ai i shfajëson, në atë mënyrë, të gjitha veprimet e ngjashme që shtrihen jashtë atyre kufijve.

Qeveria është një shoqatë burrash që na dhunojnë ne të tjerëve.

Ne duhet të heqim dorë jo vetëm nga dëshira jonë aktuale për rritjen e shtetit, por ne duhet ta dëshirojmë rënien e tij, dobësimin e tij.

Historianët janë si shurdhët të cilët iu përgjigjen pyetjeve që askush nuk ua bën.

Njeriu mund të jetojë dhe të ketë shëndet pa i vrarë kafshët për ushqim; kështu që, nëse ai ha mish, ai merr pjesë në mbytjen e kafshës për hir të urisë së tij.

Besimi është kuptimi i jetës, ai sens i virtytit sipas të cilit njeriu nuk e shkatërron veten, por vazhdon të jetojë. Është forca që na bën ne të jetojmë.