Thënie për frikën (43 thënie)

Ka disa mbrojtje të mira kundër tundimit, por më e sigurta është frika.

Unë nuk besoj në Zot, por kam frikë prej Tij.

Unë përpiqem të ruaj ndjenjën se jam në moshën e duhur. Kam frikë ta kuptoj atë gjë tepër mirë dhe të dukem artificiale.

Është e kotë që frikacakët të ikin; vdekja vazhdon t’i ndjukë këmba këmbës prapa, i vetmi që e sfidon atë është trimi.

Shiko, Izraeli nuk synon të ketë armë bërthamore, por nëse njerëzit kanë frikë se ne i kemi ato, pse jo? Është një parandalues.

Njerëzit gjithmonë i frikësohen ndryshimit. Njerëzit iu frikësuan elektricitetit kur u zbulua, apo jo? Njerëzit iu frikësuan qymyrit, iu frikësuan motorëve me benzinë? Gjithmonë do të ketë injorancë, dhe injoranca shpie në frikë. Por me kohë, njerëzit do

Shkrimtari duhet ta mësojë se baza e të gjitha gjërave është të kesh drojë.

I gjithë religjioni, miku im, ka dalë thjesht nga mashtrimi, frika, lakmia, imagjinata, dhe poezia.

Gëzimet e prindërve janë sekrete, kështu janë edhe hidhërimet dhe drojat.

E para simptomë e dashurisë tek një djalosh është droja: tek një vajzë është guximi.