Thënie për frikën (43 thënie)

Ju them të rinjve: mos mendoni për veten tuaj, mendoni për të tjerët. Mendoni për të ardhmen që ju pret, mendoni për ato që mund të bëni, dhe mos iu druani asgjëje. Mos iu druani vështirësive: unë kam kaluar shumë të tilla, dhe i kam përshkuar pa frikë, me shpërfillje të plotë ndaj vetes.

Një qeverie shtypëse duhet t’ia kesh më shumë frikën se një tigri.

Poezia duhet të jetë e madhe dhe matur, një gjë që hyn në shpirtin e dikut dhe nuk e tremb apo shastis atë me pamjen e saj, por me shpirtin e saj.

Kurajo është rezistenca ndaj frikës, mjeshtëria e frikës, jo mungesa e frikës.

Frika e vdekjes na bën të shmangim vlerat dhe religjionin. Sepse dëshira për vlera është dëshirë për besimin religjioz.

Nuk ia lejoj vetes të kem frikë tronditëse.

Është mungesa e besimit ajo që i frikëson njerëzit të përballen me sfidat, dhe unë besova në veten time.

Njerëzit lëvizen vetëm nga dy leva: frika dhe interesi personal.

Dy armata janë dy trupa të cilët takohen dhe tentojnë të frikojnë njëri-tjetrin.

Frika ka dobinë e saj, por poshtërsia asnjë dobi.