Thënie për lumturinë (79 thënie)

Shiko çfarë mjetesh përdor një njeri, shqyrtoi motivet e tij, vëzhgoi kënaqësitë e tij. Njeriu thjesht nuk mund ta fshehë veten!

Gjithmonë mbani mend se gjëja më e rëndësishme në një martesë të mirë nuk është lumturia, por stabiliteti.

Dashuria ndaj vetes është instrument i ruajtjes sonë, ajo i ngjan parakushtit për përjetësinë e njerëzimit: është e nevojshme, ajo është e dashur për ne, ajo na jep kënaqësi, dhe ne duhet ta fshehim atë.

Plotshmëria e vetme dhe supreme e dashurisë ndodhet në sigurinë se po veprohet keq. Dhe meshkujt e femrat e dinë që nga lindja se në të keqen gjendet kënaqësia.

Gjithmonë syno harmoninë e plotë të mendimit, të fjalës dhe bëmës. Gjithmonë syno t’i pastrosh mendimet e tua, dhe gjithçka do të shkojë mirë.

Tavolinë, ulëse, sahan me fryte dhe një violinë; i duhet tjetër send që njeriu të jetë i kënaqur?

Shpresa është një gjendje e mendjes, jo e botës. Shpresa, në këtë kuptim të thellë dhe të fuqishëm, nuk është e njëjtë si gëzimi se gjërat po shkojnë mirë, apo si dëshira për të investuar në sipërmarrje që sigurisht do të kenë sukses, por më shumë si një aftësi për të bërë diçka ngaqë është e mirë.

Jeta do të ishte pafundësisht e lumtur vetëm në qoftë se ne mund të lindnim në moshën tetëdhjetëvjeçare dhe gradualisht të shkonim drejt tetëmbëdhjetës.

Të sakrifikosh lumturinë tënde për lumturinë e një personi që dashuron, është me të vërtetë dashuria më e madhe që ekziston.

Anonim

Çdokush që e njeh historinë, veçanërisht historinë e Evropës, mendoj se do të pranojë që dominimi i arsimit ose i pushtetit nga ndonjë besimi fetar i caktuar kurrë nuk është një rregullim i lumtur për popullin.