Thënie për lumturinë (79 thënie)

Një bashkëpunim i sinqertë dhe i qëndrueshëm në promovimin e një rindërtimi të tillë të sistemit tonë politik do të sigurojë lirinë dhe lumturinë e përhershme të Shteteve të Bashkuara.

Dashuria është përgjegjëse për nëntë të dhjetat e çdo gjëje solide dhe jetëgjatë që kemi në jetët tona.

Jeta e vërtetë e njeriut është e lumtur, kryesisht për shkak se ai është gjithnjë në pritje që ajo së shpejti do të jetë kështu.

Gëzoje këtë çast. Ky çast është jeta jote.

Gëzimet e prindërve janë sekrete, kështu janë edhe hidhërimet dhe drojat.

E vërtetë është se kemi parë ditë edhe më të mira.

Njeriu i papërtuar është njeri i lumtur. Përtaci është njeri i mjerë.

Kënaqësi më fisnike është gëzimi i të kuptuarit.

Lumturi është kur çfarë ti mendon, çfarë ti thua dhe çfarë ti bën janë në harmoni.