Thënie për lumturinë (79 thënie)

Lumturia supreme e jetës është bindja se të tjerët na duan; ngaqë e meritojmë atë, ose pavarësisht nëse e meritojmë atë.

Një zemër e gëzuar e bën të lumtur fytyrën.

Nuk ka ilaç të kurojë atë që kuron lumturia.

Teksa kuleta zbrazet, zemra mbushet.

Me mijëra qirinj mund të ndizen nga një qiri i vetëm, dhe jeta e një qiriu nuk do të shkurtohet. Lumturia kurrë nuk zvogëlohet nëse e ndajmë me të tjerët.

Buddha

Mendja është gjithçka. Çfarë mendoni, ai jeni.

Buddha

Të mosbërit asgjë është lumturi për fëmijët dhe mjerim për pleqtë.

Të hamendësh se çdo formë e qeverisjes do të sigurojë lirinë apo lumturinë pa asnjë virtyt në njerëzit, është një ide e rreme.

Ka një ndryshim të madh midis lumturisë dhe mençurisë: ai që e mendon veten si njeriun më të lumtur është vërtetë i tillë; por ai që e mendon veten si më të mençurin, në përgjithësi është më budallai.

Në të gjitha kontaktet tona është ndoshta ndjenja e të qenit me të vërtetë të nevojshëm dhe të kërkuar çka na jep kënaqësi të madhe dhe krijon lidhjet më të qëndrueshme.