Të sakrifikosh lumturinë tënde për lumturinë e një personi që dashuron, është me të vërtetë dashuria më e madhe që ekziston.
Progresi njerëzor nuk është as automatik, as i pashmangshëm… Çdo hap drejt qëllimit të drejtësisë kërkon sakrifice, vuajtje dhe luftë; përpjekjet e palodhura dhe vendosmërinë e pasionuar të individëve të përkushtuar.
Bujaria, vetësakrifica dhe mirësia nuk janë pronë ekskluzive e asnjë race apo religjioni.
Mjafton të themi se ne nuk duhet të bëjmë luftë. Nëse është e nevojshme që ta duam paqen e të sakrifikojmë për të.
Asnjë nënë nuk ka ndonjëherë dëshirë të sakrifikojë bijtë e saj për përfitime territoriale, për avantazh ekonomik, për ideologji.
Një njeri që është tërësisht i pafajshëm, e përkushton veten në sakrificë për të mirën e të tjerëve, përfshirë armiqtë e tij, dhe bëhet shpërblesë për botën. Ky është një akt i përkryer.