Priftëria patriarqike bëri vegël të qëllimit të saj fenë, dhe me fuqinë e kësaj, dyke u dëftyer si kyçmbajtës i qiellit dhe i dheut e vështronte veten si përfaqësonjës pushtet plotë të Perëndisë edhe në Parajsë edhe në Ferr, dhe po tund fenë si këmborë fr
Kam fyer Zotin dhe njerëzimin sepse vepra ime nuk arriti cilësinë që duhet të ketë.
Zoti më bën mua të luaj mirë. Prandaj unë bëj gjithnjë shenjën e kryqit kur dal në fushë. Më duket sikur e tradhtoj atë nëse nuk e bëj.
Zoti ynë që je në qiell, jepna fuqine ta mbajme gojen të mbyllur kur s’kemi gjë per te thënë! Falna durimin ta thellojme nje pune përpara se të shkruajme permbi te, frymëzona me nje ndenje te mprehte të drejtsisë që të flasim jo vetem me paanesi por edhe te sillemi ashtu! Shpetona nga grackat e gramatikës, nga shtremberimet e gjuhes dhe nga lajthimet e shtypit.
Lutja nuk ndikon tek Zoti, por ndikon te ai që lutet.
Zoti bëri një punë shumë të arsyeshme kur më bëri mua me neps; pse u dashka të shkoj kundër vendimit që mori ai për mua? Gjymtyrët e mia janë të mrekullueshme, prandaj nuk kam ndërmend të ankohem pse trupi im është formuar kaq bukur.
Pamundësia e madhe përt të gjetur prova se Zoti nuk ekziston, ma zbulon mua ekzistencën e tij.
Si mund të jetojmë ne në harmoni? Së pari, kemi nevojë të dimë se të gjithë ne jemi çmendurisht në dashuri me të njëjtin Zot.
Feja është një pasojë e frikës. Për një pjesë të mirë të historisë njerëzore, ndoshta ka qenë një e keqe e nevojshme, por pse vallë ka qenë më tepër e keqe se sa e nevojshme? A nuk është vrasja e njerëzve në emër të zotit një përkufizim tejet i qëlluar i
Vetëdija është Zoti i pranishëm në njeriun.