Thënie nga Drju Berrimor (15 thënie)

E kisha zakon ta shihja veten në pasqyrë e të ndihesha keq, tani e shikoj veten në pasqyrë dhe absolutisht e dashuroj veten.

E kam kaq në kontroll jetën time, ju nuk duhet të merakoseni për asgjë që bëj, sepse unë nuk jam vetëm në vendin më të mirë që kam qenë ndonjëherë, por edhe gjërat janë duke shkuar gjithnjë më mirë.

Dashuria është zakoni më i vështirë për ta hequr, dhe më i vështiri për ta kënaqur.

Një peshk mund të dashurojë një zog, po ku do të jetonin ata?

Vërtetë dua ta kuptoj mendjen e njerëzve, kështu që unë mund të ndjehem më mirë me njerëzit ashtu si janë.

Kurrë nuk i luaj personazhet e mia, unë jam ato.

Gjithë jetën time kam dashur të ndihem mirë me veten time. Kjo është gjëja më çliruese në botë.

Zoti bëri një punë shumë të arsyeshme kur më bëri mua me neps; pse u dashka të shkoj kundër vendimit që mori ai për mua? Gjymtyrët e mia janë të mrekullueshme, prandaj nuk kam ndërmend të ankohem pse trupi im është formuar kaq bukur.

Puthjet – ato të vërtetat – janë gjëja më e bukur dhe më pasionante që mund të bëjnë dy njerëz, më e mrekullueshme se gjithçka.

Nuk çaj kokën për famën, suksesin, fatin dhe pushtetin. Më e shumta që dua është të kem punë të mirë dhe miq të mirë; dhe një jetesë të mirë.