Thënie për famën (15 thënie)

Unë jam njeriu më i famshëm dhe më i adhuruar që ka jetuar ndonjëherë në botë, sepse nuk kishte satelitë kur Jezui dhe Moisiu ishin këndej pari, prandaj njerëzit në fshatrat pak më larg nuk dinin gjë për ta.

Fama është thjesht fryma e njerëzve, dhe shpesh është e dëmshme.

Për të pasur një jetë publike, ti prapë ke të drejtë të kesh një jetë private.

Për shembull, Michael Jordan fiton $100 milionë në vit, por vazhdon të luajë basketboll dhe mbetet një qenie njerëzore modeste.

Më pëlqen që jam e famshme, kur kjo është e leverdishme për mua – dhe më pëlqen të jem krejtësisht anonime kur fama nuk është e leverdishme.

Më pëlqen të aktroj, por nuk më pëlqen gjithçka që e shoqëron atë. Interesi për famozët, shtypi, Interneti, kur identiteti yt përzihet në mënyrën si njerëzit të knceptojnë.

Unë jam e përkushtuar ndaj famës.

Fama është çfarë unë shes, ajo është aksioni im në treg.

Të jesh një yll filmash, dhe ky rregull vlen për të gjithë, do të thotë të jesh i shikuar nga çdo kënd. Nuk mund të jesh kurrë në paqe, je tashmë një objekt sulmi.

Në Amerikë nuk je askush nëse nuk je në TV.