Thënie për fuqinë (17 thënie)

Një mbret, duke e ditur pafuqinë e tij, nuk mund as t’i delegojë as të heqë dorë nga detyrat e tij. As një baba nuk mundet. Vetëm nëse djemtë do ta shikonin paradoksin, do ta kuptonin dilemën.

Kërkimi i qartësisë bllokon kërkimin e kuptimit. Paqartësia është kushti i vërtetë që e ndalë njeriun të shpalosë fuqitë e tij.

Një grua është si një qese çaj – nuk mund të thoni se sa e fortë është deri sa ta keni vënë atë në ujë të nxehtë.

Fuqia asnjëherë nuk merr një hap prapa përveç përballë fuqisë.

Qenia më e fortë e medieve. Ato kanë fuqinë të bëjnë të pafajshmin të fajshëm dhe të bëjnë të fajshmin të pafajshëm, dhe kjo është fuqi. Sepse ato kontrollojnë mendjet e masave.

Besimi konsiston në besuarit kur është përtej fuqisë së arsyes për të besuar.

Zoti ynë që je në qiell, jepna fuqine ta mbajme gojen të mbyllur kur s’kemi gjë per te thënë! Falna durimin ta thellojme nje pune përpara se të shkruajme permbi te, frymëzona me nje ndenje te mprehte të drejtsisë që të flasim jo vetem me paanesi por edhe te sillemi ashtu! Shpetona nga grackat e gramatikës, nga shtremberimet e gjuhes dhe nga lajthimet e shtypit.

Shkenca heton, religjioni interpreton. Shkenca ia jep njeriut dije, e cila është fuqi. Religjioni i jep njeriut mençuri, e cila është kontroll.

Dija dhe fuqia njerëzor janë sinonime.

Një ide e fuqishme e komunikon një pjesë të forcës së saj ndaj atij që e kundërshton atë.