Thënie për njeriun (510 thënie)

Të jesh njeri i favorizuar mire është dhuratë e fatit; por të shkruash dhe lexosh vije nga natyra.

Për sa kohë njerëzit të besojnë në absurditete ata do të vazhdojnë të kryejnë mizori.

Ji i pakujdesshëm në veshjen tënde, nëse do, por ki një shpirt të pastër.

Jeta duhet jetuar dhe kureshtja të mban gjallë. Njeriu kurrë nuk duhet, për çfarëdo arsye, t’ia kthejë shpinën jetës.

Njeriu nuk duhet t’i konsiderojë të vetat zotërimet materiale, po si diçka të zakonshme për të gjithë, kështu që t’i ndajë ato pa ngurim me të tjerët kur ata janë në nevojë.

Të gjitha përpjekjet e një mendjeje njerëzore nuk mund ta shterojnë thelbin e një fluturimi të vetëm.

Kur Zotit i pëlqejnë rrugët e një njeriu, ai bën që edhe armiqtë e tij të bëjnë paqe me të.

Fyerjet janë argumentet e përdorura nga ata që janë gabim.

Gënjeshtarët e mëdhenj vuajnë nga opinionet e tyre.

Kur do të rriten ndërgjegjet tona në atë masë që ne do të veprojmë për të parandaluar paraprakisht mjerimin e njeriut në vend se të hakmarremi përmes tij?