Thënie për njeriun (510 thënie)

Dashuria është e verbër, ndërsa martesa të kthen sytë.

Iluzioni është i pari i të gjitha kënaqësive.

Çdo njeri është fajtor për të gjitha të mirat që ai nuk i ka bërë.

Një bisedë është një dialog, jo një monolog. Ja pse ka kaq pak biseda të mira: për shkak të pamjaftueshmërisë, dy bashkëbisedues të zgjuar rrallë herë takohen.

Tani e tutje unë nuk kërkoj fat të mirë. Unë vetë jam fat i mirë.

Është mungesa e besimit ajo që i frikëson njerëzit të përballen me sfidat, dhe unë besova në veten time.

T’i urresh njerëzit për shkak të ngjyrës është gabim. Nuk është puna se cilën ngjyrë je duke urryer. Është krejt gabim.

Ata mendonin se jam një njeri i arsyeshëm, prandaj nuk isha kurrë nën trysninë e prindërve; unë bëja çfarë doja. Nuk pata kurrë një fjalë negative prej tyre, asnjë.

Ne më shumë jemi krenarë kur jemi vetëm.

Dituria vjen, por zgjuarsia lëngon.