Thënie për njeriun (510 thënie)

Vjen gjithmonë mëngjesi dhe jeta na jep prapë mundësi t’i bëjmë gjërat si duhet.

Njeriu i cili nuk ngrihet për asgjë do të dështojë për çdo gjë.

Njeriu i urtë është superior ndaj çdo fyerjeje që mund t’i bëhet, dhe përgjigja më e mirë për sjelljet e këqija është durimi dhe vetëpërmbajtja.

Një buzëqeshje jashtë është shpesh një ngrysje në shtëpi.

Një martesë e suksesshme do të thotë të biesh në dashuri shumë herë, dhe gjithmonë me të njëjtin person.

Mendoj se edukimi  është shfrytëzim dhe përmirësim i diturisë dhe kjo ndryshon fotografinë e tërë.

Nuk e di me çfarë armë do të zhvillohet Lufta e Tretë Botërore, por Lufta e Katër Botërore do të zhvillohet me shkopinj dhe gurë.

Njeriu u krijua në fund të javës së punës kur Perëndia ishte i lodhur.

Thjeshtësia është lavdia e shprehjes.

Përpjekjet dhe guximi nuk janë mjaft pa qëllimin dhe drejtimin.