Thënie për njeriun (510 thënie)

Ka më tepër shpresë për një budalla sesa për dikë që e kujton veten të urtë.

Dije mirë se të gjithë llafazanët jetojnë në kurriz të atyre që i dëgjojnë.

Jeta do të ishte pafundësisht e lumtur vetëm në qoftë se ne mund të lindnim në moshën tetëdhjetëvjeçare dhe gradualisht të shkonim drejt tetëmbëdhjetës.

Islami i vërtetë më ka mësuar mua se akuzimi i përgjithshëm i të gjithë njerëzve të bardhë është gabim sikur që është gabim akuzimi i përgjithshëm kundër të zinjve.

Dëgjoje britmën e një gruaje kur është duke lindur fëmijën – pastaj vështroje njeriun tek lufton për të dhënë shpirt në mbarim të jetës. E pastaj më thuaj mua nëse diçka që fillon dhe mbaron mund të jetë e përcaktuar për gëzim.

Bëjini komplimente asaj! Thuajini sa e bukur është dhe ajo do të jetë e bukur! Thuajini sa e mrekullueshme është dhe ajo do të jetë e mrekullueshme!

Anonim

Mosha është aq sa mendosh se është. Ti je i vjetër aq sa mendon se je.

Mos harro ta duash vetveten.

Ne jemi trajnuar të besojmë dhe të mos dimë.

Unë jam një Binjake, kështu që ndryshoj mendjen çdo ditë.