Thënie për njeriun (510 thënie)

Unë ekzistoj siç jam, kjo është e mjaftueshme.

Të gjithë njerëzit kanë lindur me një hundë dhe dhjetë gishta, por askush nuk ka lindur me një njohuri ndaj Perëndisë.

Kur unë jap, unë jap veten.

Fjala e duhur mund të ketë ndikim, por asnjë fjalë nuk do të kishte ndonjëherë aq ndikim sa një pushim në kohën e duhur.

Dituria mbështetet jo vetëm mbi të vërtetën, por edhe mbi gabimin.

Për shkak të kushteve të ndryshme të njerëzve, ndodh që disa veprime janë virtuoze tek disa njerëz, po aq të pajtueshme e të përshtatshme për ta, ndërsa të njëjtat veprime janë imorale për të tjerët, sa të papërshtatshme dhe të papajtueshme për ta.

Një burrë i lumtur martohet me vajzën që dashuron; një burrë edhe më i lumtur dashuron vajzën me të cilën martohet.

Anonim

Një thënie e mprehtë nuk provon asgjë.

Kërkimi krijon dituri të re.

Asgjë nuk është aq e shpeshtë sa dëshira për të qenë i mrekullueshëm.