Thënie për njeriun (510 thënie)

O më mëso si të harroj të mendoj.

Mbani fytyrën tuaj gjithmonë drejt diellit – dhe hijet do të bien prapa jush.

Unë jam aq i keq sa më e keqja, por, falënderoj Perëndinë, unë jam aq i mirë sa më e mira.

Idetë e mëdha shpesh pranojnë kundërshtime të dhunshme nga mendje të mesme.

Njeriu duhet të jetë i bindur vetë për t’i bindur të tjerët, në mënyrë që të ketë entusiazëm dhe t’i nxitë ata.

Kur ai të cilit dikush i flet nuk kupton, dhe ai që flet nuk e kupton veten, kjo është metafizika.

Martesa: Besimi është fillimi i saj, gëzimi është pjesë e saj dhe dashuria është zemra e saj.

Anonim

Interpretimi i realitetit tonë nëpërmjet modeleve tona e jo nëpërmjet nesh, shërben vetëm për të na bërë gjithnjë e më të panjohur, kurrë më pak të lirë, gjithnjë e më të vetmuar.

Disa njerëz pyesin për sekretin e martesë sonë. Ne gjejmë kohë të hamë në restorant dy herë në javë. Një darkë e vogël në dritën e qirinjve, muzikë e lehtë dhe vallëzim. Ajo shkon të martave, unë të premteve.

Nëse ju dëshironi të harroni ndonjë gjë patjetër, bëjeni një shënim se kjo gjë është për t’u mbajtur mend.