Njeriu duhet të jetë i bindur vetë për t’i bindur të tjerët, në mënyrë që të ketë entusiazëm dhe t’i nxitë ata.
Vetëm fatkeqësia e mërgimit mund t’ia sigurojë botës në thellësi kuptimin dhe shikimin e thellë në realitetet e botës.
Çdo dallgë, pavarësisht sa lart dhe fuqishëm kreshtohet, do të rrënohet brenda vetes së saj.
Në histori si në jetën njerëzore, pendesa nuk e rikthen një moment të humbur dhe një mijë vjet nuk e rikthejnë atë që është shembur në një orë të vetme.
Tani unë jam duke e zbuluar botën përsëri. Anglia ma ka zgjeruar horizontin.
Kur ata janë duke u përgatitur për luftë, ata që sundojnë me forcë, flasin më së shumti për paqe, derisa të kenë plotësuar procesin e mobilizimit.
Fati nuk është kurrë bujar, madje as për të favorizuarit. Rrallë perënditë i bëjnë më shumë dhurata një të vdekshmi se një të pavdekshmi.
Në histori momentet gjatë të cilave arsyeja dhe pajtimi mbizotërojnë janë të shkurtëra dhe të papërfillshme.