Thënie për mendjen (84 thënie)

Bukuria është si ti ndihesh me veten, dhe ajo pasqyrohet në sytë e tu. Nuk është diçka fizike.

Vije një kohë kur mendja merr plan më të lartë të diturisë, por asnjëherë s’mund të e dëshmojë se si ka arritur aty.

Meditimi është shpërbërja e mendimeve në vetëdijen e Përjetshme apo vetëdija e Kulluar pa objektivizim, njohja pa të menduarit, madhësia e caktuar që bashkohet në pafundësi.

Të gjitha përpjekjet e një mendjeje njerëzore nuk mund ta shterojnë thelbin e një fluturimi të vetëm.

Është një burim i pashterrshëm rinie: është mendja jote, talenti yt, krijimet që ti sjell në jetën tënde dhe jetët e njerëzve që ti do. Kur ti mëson ta shfrytëzosh këtë burim, ti vërtet e ke mundur moshën.

Nga të gjitha cilësitë e larta të mendjes, më e madhja është mirësia, është cilësi e karakterit Hyjnor; dhe pa mirësinë, njeriu është i mërzitshëm, bajat, një send pa vlerë.

Ajo që ka rëndësi në jetë nuk është ajo që të ka ndodhur, por ajo që ti kujton dhe si e kujton atë.

Një shtëpi nuk është banesë nëse nuk ka ushqim dhe zjarr për mendjen dhe për trupin.

Jodhuna, e cila është një cilësi e zemrës, nuk mund të vijë nga thirrja ndaj trurit.

Vërtetë dua ta kuptoj mendjen e njerëzve, kështu që unë mund të ndjehem më mirë me njerëzit ashtu si janë.