Thënie për jetën (537 thënie)

Gjithçka që ne shohim apo duket është një ëndërr, por brenda një ëndërre.

Thenie nga Buda

Është më mirë të pushtosh veten se të fitosh mijëra beteja. Atëherë fitorja është e juaja. Atë nuk ta rrëmben dot kush, as engjejt, as demonët, parajsa apo ferri.

Buddha

Në jetë gjithçkaje ia kam arritur me lehtësi. Vështirësitë më kanë kaluar pa më prekur, si uji në pendët e rosës.

Më mirë një lypsar i gjallë dhe një perandor i vdekur.

Është gjithmonë koha e duhur për të bërë gjënë e duhur.

Jeta duhet jetuar dhe kureshtja të mban gjallë. Njeriu kurrë nuk duhet, për çfarëdo arsye, t’ia kthejë shpinën jetës.

Sa e sa gjëra të cilat nuk do t’i bënim kurrë për hir të vetvetes, i bëjmë për hir të miqve tanë.

Besimi është kuptimi i jetës, ai sens i virtytit sipas të cilit njeriu nuk e shkatërron veten, por vazhdon të jetojë. Është forca që na bën ne të jetojmë.

Për të patur sukses në jetë, ju keni nevojë për dy gjëra: injorancën dhe besimin.

Është një burim i pashterrshëm rinie: është mendja jote, talenti yt, krijimet që ti sjell në jetën tënde dhe jetët e njerëzve që ti do. Kur ti mëson ta shfrytëzosh këtë burim, ti vërtet e ke mundur moshën.