Thënie për jetën (537 thënie)

Lavdia jonë nuk është kurrë në rënie, por në ngjitje sa herë që biem.

Një zemër e gëzuar e bën të lumtur fytyrën.

Nëse të gjithë do të ishin të veshur me integritet, në qoftë se çdo zemër do të ish e drejtë, e sinqertë, me mirësi, virtytet e tjera do të ishin krejt të padobishme.

Ndershmëria dhe butësia të çojnë larg.

Askush nuk i meriton lotët e tu, por ai që i meriton ata, nuk do të të bëjë të qash.

Mijëra gjeni jetojnë dhe vdesin të pazbuluar – ose nga vetja, ose nga të tjerët.

Nuk ka ilaç të kurojë atë që kuron lumturia.

Unë përkulem dhe nuk thyhem.

Vetëm fatkeqësia e mërgimit mund t’ia sigurojë botës në thellësi kuptimin dhe shikimin e thellë në realitetet e botës.

Një pjesë e sekretit të një suksesi në jetë është që të hani atë që ju pëlqen dhe ta lini ushqimin të luftojë përbrenda.