Mos u bëj pjesë e iluzioneve tua. Kur ato të jenë zhdukur, ti ende mund të ekzistosh, por ti ke pushuar së jetuari.
Nëse puna juaj është që hani një bretkocë, më e mira është ta hani që në mëngjes. Dhe në qoftë puna juaj është që të hani dy bretkosa, më mirë është të filloni nga më e madhja.
E tillë është raca njerëzore, shpesh ke keqardhje pse Noa ia doli të hipte në varkë.
Por njerëzit duhet ta dinë se në këtë teatër të jetës së njeriut vetëm Zotit dhe engjejve iu është rezervuar vendi i shikuesve.
Nëse doni një shërbëtor besnik dhe që ju e pëlqeni, atëherë shërbejini vetes.
Gjithë çfarë ju keni nevojë është dashuri.
A i keni nxënë vetëm mësimet e atyre që ju admiruan, dhe që ishin të mirë me ju, dhe ju qëndruan pranë? A nuk i keni nxenë mësimet e mëdha nga ata që u hakërryen kundër jush, dhe u ndeshën ballë për ballë me ju?
Ajo që ka më tepër rëndësi është si çan ti përmes flakës.
Të përmirësosh do të thotë të ndryshosh, të përkryesh do të thotë të ndryshosh shpesh.
Ju them të rinjve: mos mendoni për veten tuaj, mendoni për të tjerët. Mendoni për të ardhmen që ju pret, mendoni për ato që mund të bëni, dhe mos iu druani asgjëje. Mos iu druani vështirësive: unë kam kaluar shumë të tilla, dhe i kam përshkuar pa frikë, me shpërfillje të plotë ndaj vetes.