Thënie për jetën (537 thënie)

Nuk ka asnjë njeri, sado i mençur, i cili në një periudhë të rinisë së tij nuk ka thënë gjëra, ose nuk ka përjetuar disi vetëdijen nga e cila është kaq i pakënaqur në jetën e mëvonshme, sa po të mundte, do ta shuante nga kujtesa.

Armiku më i madh me të cilin ndeshemi është brenda nesh.

Zemërimi është një acid që mund të dëmtojë më shumë enën në të cilën ai ruhet sesa këdo tjetër.

Bëju mirë miqve tu, që t’i mbash; bëju mirë armiqve tu, që t’ua fitosh zemrën.

Vdekja nuk është asgjë, por të jetosh i humbur dhe i pa lavdishëm është të vdesësh çdo ditë.

Kam vetëm një këshillë për ju – bëhuni zotëri.

Vërtet njerëzit kanë thënë gjithçka në fytyrë të tokës. Unë dua vetëm të merrem me punën time, t’i rrit fëmijët e mi, dhe me shumë shpresë se do të gjej dikë që ta ndaj jetën time me të përsëri.

Ne nuk jemi gjë tjetër veçse gur shahu, të cilët është i lehtë t’i luash bash si urdhëron Lojtari i Madh i shahut. Ai na lëviz ne para dhe prapa në fushën e shahut të jetës dhe pastaj na mbyll në arkën e Vdekjes sërish.

Të mosbërit asgjë është lumturi për fëmijët dhe mjerim për pleqtë.

Më lejoni të rekomandojë ilaçin më të mirë në botë: një udhëtim të gjatë, në një sezon të butë, në një vend të këndshëm, në mjedise çlodhëse.