I paralajmëruar, i paraarmatosur; të jesh i parapërgatitur do të thotë gjysmë fitoreje.
Është përsëritja e pohimit ajo që çon te besimi. Dhe sapo besimi të shndërrohet në bindje të thellë, gjërat fillojnë të ndodhin.
Këmba e ndien veten se është këmbë vetëm kur prek tokën.
Çdo njeri që nuk i pranon kushtet e jetës, e shet shpirtin e tij.
Vlerësimi duhet të bazohet në parapëlqim: nëse vlerëson lart gjithçka, do të thotë se nuk vlerëson asgjë.
Dashuria është një lojë, të cilën mund ta luajnë dy veta dhe ta fitojnë të dy.
Unë e pranoj realitetin dhe nuk guxoj ta vë në dyshim atë.
Gjëja më e mirë në jetë jemi ne për njëri tjetrin.
I vetmi ngushëllim i të mjerëve është të kenë partnerë në hallet e tyre.
Frika e vdekjes vijon nga frika e jetës. Një njeri që jeton plotësisht, është i përgatitur të vdesë në çdo kohë.